Graciano Tagani është banori që u eleminua nga “Big Brother VIP” mbrëmjen e sotme, pas një nominimi të fortë me Roza Latin dhe Meriton Mjekiqin, duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh.
Balerini ka habitur me reagimin e tij, pasi në momentin që dëgjoi emrin si banori i eleminuar është larguar nga shtëpia pa takuar asnjë.
Edhe pse banorët e tjerë i kanë kërkuar që ta takojnë, Graciano ka vendosur të largohet thjesht duke i përshëndetur me dorë.
“Pse nuk takove asnjë?”, u pyet ai në studio.
“Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë”, tha Graciano.
Balerini ka treguar edhe banorin, i cili sipas tij deri tani është pretendent për të fituar garën.
“Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët. Por doja ti dilja ballë çdo situate. E kuptova mirë çfarë banorët po bënin dhe mendova se kisha të drejtë të luftoja me secalin. Kjo nuk ka qenë rruga e duhur dhe ja ku jam, por realisht e shijova shumë këtë gjë.
Do më marrë malli për çdo sekondë në atë shtëpi, është me fat kushdo që është aty brenda dhe këtë e kam thënë përherë. Do të më marrë malli për emocionet, për debatet, për Romeon, për Eglën… Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë. Deri tani mendoj se loja e Julit është në shina dhe shumë e kontrolluara”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al