9 Mars, 2022

Mes shumë emrave të njohur, Aurela Hoxha realizon për herë të parë sfilatën e saj në “Paris Fashion Week”


Modelja e njohur shqiptare, tashmë edhe me një brand të sajën, Aurela Hoxha, ka realizuar sfilatën e parë në shfaqjen e “Paris Fashion Week” ditën e hënë. Ajo e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet disa postimeve në profilin e saj në Instagram.

Teksa ka publikuar disa foto dhe video gjatë sfilatës me të brendshme, modelja ka shkruar krahas tyre:

“Më 7 Mars ishte debutimi im i parë i @aurelahoxhabrand në Javën e Modës në Paris. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që bënë kaq shumë punë dhe përpjekje për të realizuar këtë magji”

Aktualisht, bukuroshja po jeton në Spanjë së bashku me partnerin e saj, biznesmenin nga Miloti, i cili quhet Alban, ku janë bërë dhe prindër të një djali.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

 

Kujtojmë se “Java e modës në Paris” ka filluar më 28 shkurt dhe mbaroi ditën e mërkurë, ku shumë prej emrave më  të njohur dhuruan një spektakël emocionues dhe të paharrueshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al