Postoi një mesazh racist kundër rumunëve në rrjetin social “Facebook”, e për këtë modelja e re italiane u dënua me burg.
Mediat italiane shkruajnë se Michela Bartolotta do të vuajë një dënim 4-mujor për këtë postim: “Nuk do të merrem vesh kurrë me rumunet, të përdala, kujdestare, vijnë erë dhe nuk kanë edukatë. Herët a vonë, do ju shuaj fare”.
22-vjeçarja kërkoi falje më vonë për atë që kishte shkruar, por Qendra e Asistencës së Rumunëve në Itali ka bërë denoncimin për modelen.
E për t’i shpëtuar burgut, Michela organizoi madje edhe evente për mikpritjen e rumunëve, duke dhuruar edhe karta telefoni, por denoncimi nuk u rrëzua.
Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se postimi është shkruar në maj të vitit 2014, por vetëm tani është zyrtarizuar dënimi me burg për modelen.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al