Tirana si një qytet shumë i populluar çdo ditë përballet me një trafik të dendur në akse apo rrugë specifike. Shumë njerëz ankohen vazhdimisht për trafikun, për shoferët të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit apo që shpeshherë inatosen apo shajnë; problematika këto të jetës sociale të cilat gjithsecili i ka provuar në një formë apo një tjetër. Lidhur me këtë edhe problematikë edhe aktori i ‘’Portokalli’’ Florjan Binaj, ka reaguar me anë të një postimi në Instagram ku thotë se kjo ndodh për shkak se disa shoferë e kanë mendjen të rregullohen në makinë, të bëjnë foto etj… Ai ka një mesazh të madh sensibilizues për qytetarët që duhet të ruajnë jetën e tyre dhe të tjetrit.
Postimi i tij në Instagram:
Pyes veten, gjithë këto aksidente rrugore që ndodhin, përveç rrugëve dhe sinjalistikës rrugore që janë copë copë, përveç faktit që rrime 3 orë në kafe dhe pastaj nxitojmë, shajmë, shtyjmë, pështyjmë, gjuajmë se u bëmë vonë për punë, përveç semaforëve që punojnë si flamuri jonë Kombëtar, o e kuqe o e zezë…ka raste dhe jeshile…a kanë faj dhe autoshkollat që japin patenta kujtdo që jep lekët?A ka ndonjë institucion që i kontrollon?A u shpjegojnë disave nëpër autoshkolla që pasqyrat anësore nuk janë llaska por janë për të parë çfarë ke mbrapa?!Që pasyra ballore nuk është për të shtrydh puçrrën por për të parë mbrapa?!Që pasqyrat tek mbrojtësja nga dielli nuk janë për të vënë buzkuqin kur je duke ecur por kur je e ndaluar?!Dhe më kryesorja, sytë tanë nuk jane si të kamaleonit që njërit sy i fut të parin, tjetrit i fut indietron për të bërë selfie në parakalim ose të çosh mesazh në parkim!Ruani vetën dhe të tjerët sepse jeta nuk është PlayStation që po u dogje, e fillon prapë nga fillimi!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al