3 Tetor, 2017

Mesazhi i ndjerë i Çiljetës: ‘Gjaku krijon lidhjen, besnikëria bën familjen’


Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet në makinë dhe si gjithmonë bukuroshe dhe në formë.

Por përveç aseteve fizike që e karakterizojnë, këngëtarja është edhe një nënë e kujdesur për të voglin e saj , Fernandon, madje duket sikur herë pas here rri edhe larg medias rozë pikërisht për ‘ta mbrojtur’ atë.

Në këtë foto të publikuar në Instagram ajo ka shkruar një shprehje referuar pikërisht familjes:  “Gjaku krijon lidhjen, besnikëria bën familjen,”

Këngëtarja ka pranuar në një intervistë televizive së fundmi se ajo dhe portieri Alban Hoxha janë në një lidhje , por nuk ka thënë asgjë më tepër për këtë apo plane për martesë duke argumentuar se nuk do që të aludohet apo flitet rreth tyre sepse ata janë të dy prindër dhe e para vjen mirëqenia emocionale e fëmijëve të tyre.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al