Nëse flasim për Serena Sulën, duhet të presim gjithçka. E etiketuar si ‘Mbretëresha e Twerk’, nuk i fsheh deklaratat e bujshme si dhe planet ‘me pullë të kuqe’. Në intervistën e saj për “Panorama”, ajo zbulon me emra meshkujt që i shkruajnë në privat. Duke mos u kursyer në deklarata, Serena pranon se do të bëhet pjesë e një filmi pornografik. Duket se fama i ka sjellë edhe të ardhura, aq sa tani mund ta quajë veten të pasur.
Si ka qenë vera e Serenës?
Vera e Serenës ka qenë super, super, thjesht pa fjalë, siç është Serena vetë, ahahah, e qetë pa probleme, tepër e lumtur dhe me shumë surpriza dhe shumë punë na presin gjatë dimrit në fushën time të karrierës së muzikës. Një pushim pas ngarkese truri psikologjike që kalova në lidhjen që pata me Arjonin, më duhej me patjetër se s’bën!!
Pushime luksoze apo pushime komode?
Pushime luksoze normale, vetëm luks për ‘Queen’-in.
Sa ke shpenzuar për pushimet? Si e gjeti vera Serenën single apo të zënë?
10 mijë euro kam shpenzuar për pushimet deri më tani. Të them single s’jam, të them e zënë prapë s’jam, kështu që më kanë ardhur punët e tilla që i kuptoni vetë ju! Kush e lë Serenën, të bjeri në tokë, mo zemra.
Çfarë duhet të ketë një mashkull që të fitojë vëmendjen tënde?
Numër 1: Duhet të më japin plotësisht 100% vëmendjen kundrejt meje 24/ 7 pasi normalisht e meritoj. Pamja fizike, pasi ajo shikohet direkt që në ditën e parë patjetër. Elegancën e mashkullit, mënyra sesi pinë cigaren, sensin e humorit, të jetë shumë i emancipuar, të mos ketë komplekse, të jetë person publik që të mos kemi probleme me njëri-tjetrin, të mirëkuptohemi deri në detajin e fundit dhe të plotësohemi bashkë për njëri-tjetrin. Dhe më e rëndësishmja është të jetë super i nxehtë në s*ks dhe të ketë ‘super on top’ madhësinë e organit gjenital ahahaha ose të mos niset fare kundrejt Serena Sulës, pasi mua nuk më përballon askush aq e nxehtë sa jam, ahaha.
Kush janë të famshmit që të kanë ngacmuar këtë verë?
Kush nuk janë thuaj, sidomos dhe këtë verë kam qenë single dhe u tërbuan fare bebushat ahahah. Flirtimi në ajër, rraket, duke ia nisur që nga Ilir Shaqiri që u shkri fare, Robert Berisha, Blero Muharremi, Majk, Marini, Eduart Kuci i ‘Për’puthen’, Krist Aliaj, Robert Lonescua, sheik nga Dubai, etj., etj., që do t’jua them në një moment të dytë.
Ndërkohë shumë janë mediatizuar edhe mesazhet me blogerin britanik, si shkoi historia?
Historia shkoi që ne kemi folur shumë më njëri-tjetrin, 24/7 mesazhe super erotike, upss… Me video nudo të dërguara si nga unë, si nga ai, ‘s**ting all night you knoww’ dhe vetëm kur kemi përfunduar në krevat bashkë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur erdhi në Shqipëri.
Po me gruan e tij si shkoi historia?
Historia shkoi që gruaja e tij më tha se unë i kisha çuar ata deri në ndarje dhe britaniku gjithashtu më tha që ne jemi ndarë sepse kishin bërë shumë sherr bashkë edhe unë i thashë s’e nuk kam fajin që më kanë bërë ‘super sexyy’-n e Shqipërisë, origjinale dhe kam s*ks appeal 100% moj zemra. Ruaj burrin ti vetë… Sorry, babe, ahahah.
Ndërkohë, shumë bujë shkaktoi dhe deklarata juaj se ju kishte ngacmuar Ilir Shaqiri në “Big Brother”, si është e vërteta?
E vërteta është ajo që kam thënë totalisht dhe e rithem përsëri. Ju e dini shumë mirë që Serena Sula është e vetmja femër publike “modelja e skandaleve” që i thotë gjërat troç, ashtu siç janë, pa prapaskena pa asgjë. Iliri kur më ka parë në ‘Top Channel’ u shokua fare, ngeli i shtangur po ju them, like ‘WOW’ te dera, sa dhe të gjithë ata që ishin me ne duke na bërë ‘make up’-in e kuptuan dhe filluan ta ngacmonin Ilirin për mua. Ai u shpreh mes të gjithave se Serena do të kishte qenë shumë, shumë konkurrente e fortë dhe do të kishte fituar në “Big Brother” për karakterin e saj dhe që nuk ia ndjen për asgjë në botë dhe tha se je një femër shumë, shumë e zgjuar. “Është femra më e bukur që kam parë absolutisht, tha, si nga bukuria e fytyrës, flokët, trupi, beli, këmbët, sytë. Gjithçka rreth Serenës është perfekte dhe shumë elegante, në një super formë dhe sex appeal!!”. Ne pimë gjithashtu dhe një cigare bashkë jashtë para se të bënim intervistën, shkëmbyem numrat dhe jemi takuar përsëri bashkë normale, jo vetëm një herë po disa herë natën vonë… Ah, po, edhe diçka ekskluzive vetëm për ju, që nofka e atij kundrejt meje ka qenë “Kotele”.
A ke pasur kontakt me të pas kësaj deklarate?
Po, kemi pasur kontakt pas asaj deklarate, normale që po.
Kush është mashkulli që nuk do t’i thoshe kurrë ‘Po’?
Nga një zhgënjim aq i madh që më bëri, Arjonit nuk do t’i thosha kurrë ‘Po’.
Ju kemi parë në muzikë, ju kemi parë edhe nudo, çfarë duhet të presim tjetër nga Serena?
Gjithçka mund të prisni nga Serena!!!
Më herët keni thënë që do të pranonit të bënit filma erotikë, a keni marrë ftesa?
Poo, dhe do të jem e vetmja femër publike shqiptare që do të bëj super p*rno, do të thyej tabu si gjithmonë. Kam marr ftesa patjetër, por për momentin po angazhohem më shumë me muzikën se dhe fansat po më kërkojnë shumë tek muzika.
Deri ku është e gatshme të shkojë Serena për hir të famës?
Deri në pikën ku Serena del nudo në mes të Shqipërisë, vetëm për fansat hahaha.
Cila është gjëja që jeni penduar më shumë?
Për asgjë nuk jam penduar deri më tani, sepse prej së kaluarës jam sot ku jam dhe jam shumë, shumë krenare për veten time dhe nuk duhet të pendohemi për gjërat që bëjmë, sepse fundja e ka shkruar Zoti për çdo gjë që ndodh!
Sa e pasur jeni bërë qëkur jeni bërë e famshme?
Aq e pasur sa mund të blej tani në këto momente një supermakinë luksoze dhe një shtëpi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al