11 Shtator, 2021

“Meshkujt shqiptarë nuk janë gjë në shtrat”/ Konkurrentja e “Për’puthen” sqaron deklaratën e saj publikisht: Nuk kam provuar…


Takimi i parë për këtë sezon të ri të “Për’puthen” u zhvillua mes Ritvana Fetahut dhe Argjend Rracit. Dyshja u shfaqën shumë të lirshëm me njëri-tjetrin dhe pranuan se është e nevojshme që të realizojnë edhe një takim tjetër për të vazhduar njohjen e tyre.

ritvana fetahu, argjend rraci (4)

Disa nga konkurrentët e konsideruan takimin mes Ritvanës dhe Argjendit si “shumë të mirë”, por kishte dhe nga ata që thanë se mes tyre nuk kishte fare kimi.

ritvana fetahu, argjend rraci (6)

Gjatë komenteve në studio, një konkurrent bëri një deklaratë të fortë për Ritvanën, duke thënë: “Tek dhoma e zhveshjes dëgjova Ritën që tha një shprehje: ‘Nuk e di pse, po sa më shumë ditë kalojnë, mendoj që meshkujt shqiptarë nuk janë asgjë në shtrat’. Mos vallë mendon se je ti problemi (duke iu drejtuar Ritës)?”.

ritvana fetahu, argjend rraci (3)

Ndërkohë Rita reagoi menjëherë duke thënë: “Unë e kam thënë këtë fjali?! Jo, jo, jo, nuk e kam thënë këtë fjali. Unë nuk kam provuar meshkuj shqiptarë dhe më duket shumë diskutim i cekët, për mendimin tim. Ne thjesht po bënim shaka dhe ishte një pjesë e humorit. E ke dëgjuar shumë gabim.

ritvana fetahu, argjend rraci (6)

Po ndihmoja Mikelën me fustanin dhe më tha: ‘S’ndihmojnë çunat bla, bla, bla’. Edhe i thash: ‘Hë, s’janë meshkujt shqiptarë gjë?’. Po bëja shaka me të, kjo ishte pjesa e saj. Nuk kishte lidhje fare me seksualitetin”.

ritvana fetahu, argjend rraci (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al