Në një shkollë në Australi, nxënësit janë frikësuar kur kanë zbuluar se mësuesi i tyre i matematikës është një aktor i filmave pornografikë.
Nxënësit e shkollës Peacehaven Community School në lindje të Sussex, krejt rastësisht mësuan se mësuesi 50-vjeçar Scott Shewood ishte aktor i filmave portografikë dhe së mbante emrin Aaron Cage.
Ishte një nxënës që fillimisht zbuloi identitetin e mësuesit, pasi kishte parë një video në Youtube, duke shkruar edhe një postim: “Ky është mësuesi im i matematikës, emri i tij i vërtetë është Scott Sherwood, jam i frikësuar”.
Më pas të tjerë nxënës kanë zbuluar foto të mësuesit. Ndërkohë zëdhënësi i shkollës ku jep mësim Scott Sherwood nuk ka pranuar të komentojë këtë lajm.
Sipas mediave vendase, mësuesi u bë një model i faqeve pornografike rreth 8 vjet më parë dhe në atë kohë ai ishte mësues me kohë të pjesshme.
Gjithashtu thuhet se Sherwood ka udhëtuar drejt Amerikës për të bërë xhirimet e fimlave të tij me kompaninë “Colt Studio Group”, me një eksperiencë 50-vjeçare në industrinë portografike.
Kompania me të cilën ai punon e ka zgjedhur edhe në kalendarin e vitit 2018. Sherwood jeton me partnerin e tij në Seaford.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al