22 Prill, 2022

Mesut Özil dhe aktorja e njohur turke së shpejti prindër për herë të dytë


Futbollisti i njohur turko-gjerman Mesut Özil dhe gruaja e tij, aktorja e njohur turke Amine Gülşe do bëhen prindër për herë të dytë.

Bukuroshja e njohur është në pritje të ëmbël, sipas raportimeve të mediave turke teksa nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë çifti. Ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë dy vite më parë, në 2020, duke i vendosur emrin Eda. E tashmë ajo do bëhet motër e madhe. Sipas NTV ish-Miss Turqia është tre muajshe shtatzënë ndërsa gjinia e fëmijës ende nuk është zbuluar.

Ajo po rritet kaq shpejt, unë dua të përjetoj çdo moment. Ne thamë se do të kishim pesë fëmijë, por Allahu e di më së miri. Ndoshta jo pesë, por duam që vajza jonë të ketë një vëlla,” ka thënë Gülşe sipas burimeve të po të njëjtës media.

Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë më 7 qershor 2019 pas disa vitesh lidhje. Kohët e fundit aktorja ka bërë një pushim nga profesioni duke iu përkushtuar vajzës dhe familjes së saj.

Nga ana tjetër, Özil iu bashkua Fenerbahçes si një transferim i lirë nga Arsenali në janar 2021. Pas një karriere të suksesshme në disa prej klubeve më të mëdha europiane, ai tashmë është kthyer në vendin e origjinës.

Kujtojmë se me Real Madrid Özil fitoi “La Liga-n” në 2012, dhe katër kupa FA në 2014, 2015, 2017 dhe 2020 me Arsenalin. 33-vjeçari shënoi 23 gola në 93 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe ishte lojëtar kyç në fitimin e Kupës së Botës në 2014.

Ai u tërhoq nga ekipi kombëtar pas një breshëri sulmesh raciste kundër tij pas paraqitjes së dobët të Gjermanisë në Kupën e Botës 2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al