11 Maj, 2022

Mevlani mbylli takimet me të, Filloreta largohet nga “Për’puthen”


Mevlani dhe Filloreta kanë mbyllur takimet me njëri-tjetrin brenda “Për’puthen”.  Të dy konkurrentët kanë vendosur të mbyllin njohjen e tyre në këtë pikë të emisionit por nuk kanë përjashtuar mundësinë e takimit me njëri-tjetrin edhe jashtë.

Pas disa mungesave në programi, Mevlani u rikthye javën e kaluar, i vendosur për t’iu përkushtuar Filloretës.  “Më ka marrë malli se nuk ka qenë këtu. E kam ndjerë veten pak më të vetmuar”, u shpreh Filloreta e cila ka deklaruar se ka lënë Zvicrën vetëm për tu njohur me Mevlanin në “Për’puthen”.

E mgjithatë me vendimin e sotëm ai i ka dhënë fund çdo kontakti mes tyre brenda emisionit duke shtuar se mund të kenë një përputhje në të ardhmen. Pas kësa Filloreta ka vendosur të largohet e vetme nga programi.
 
Biseda e plotë

Mevlani: Njerëzit nuk duhet të mërziten sepse gjërat e shpejta ashtu siç vijnë ashtu edhe ikin.

Filloreta: Ky është momenti ynë, nuk dua të them asnjë gjë që të ndihesh keq, e rëndësishme është që në të ardhmen kemi vend tëk njëri tjetri.

Mevlani: Kur fillove të jesh më e ftohtë ndaj meje filloi të më hynte xhelozia, ishte diçka e re për mua edhe besim nuk kisha totalisht.

Filloreta: Unë nuk të dhashë asnjë arsye që ti të ndiheshe ashtu.  Me atë fytyrë të bardhë që kam ardhur do të dal. Në të ardhmen nëse të bie rruga mund të vish të ftoj në Zvicër. Nuk dua që kjo eksperiencë të përfundojë me aq.

Filloreta: Unë kam qejf që kjo eksperiencë të përfundojë me kaq, ti ke vend edhe në të ardhmen më u njoh pak më shumë sepse tani na ka ardhur mundësia.

Mevlani: Po të dridhen duart, ke emocione? E njëjta gjë vlen edhe nga ana ime. Ti do kesh vend gjithmonë edhe nëse ne nuk arritëm të përputhemi në këtë emision, kjo nuk do të thotë që në nuk mund të kemi shoqëri apo një përputhje në të ardhmen prandaj kam dëshirë që ti mbajmë kontaktet dhe të vazhdoj të jem kaq i mirë sa jam tani jo si kam qenë dikur. Edhe nëse një ditë do të vij në Zvicvër ti je e para që do të thirr. Unë nëse e jap fjalën e mbaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al