11 Mars, 2022

Mevlani tenton t’i prekë gjoksin Adës gjatë takimit, gjesti i tij shkakton “furtunë” në studio


Pasi u rikthye në “Për’puthen”, Ada ka realizuar një takim me Mevlanin që ka shkaktuar menjëherë shumë polemika.

Gjatë puntatës së ditës së sotme u transmetua ajo që kishte ndodhur në takimin e parë mes dyshes. Dhe një veprim i Mevlanin ka nxitur diskutime të shumta. Ai ka dashur që të prekë gjoksin e Adës për të vërtetuar ‘nëse është real’ siç u shpreh ai.

Konkurrentja nuk e ka lejuar duke u shprehur se ‘është me lekë kjo gjë’. Megjithatë, Mevlanin ka këmbëngulur duke thënë se do prekë varset për të parë a janë të vërteta.

Kjo situatë u  komentua në studio dhe nga disa konkurrentë u interpretua si një gjest jo i bukur. Vetë Ada tha se nuk është ndjerë e ofenduar prej tij dhe se nuk e ka aspak problem këtë gjest duke e konsideruar Mevlanin si “karagjoz” që sipas saj bën shumë shaka dhe batuta. Mevlani u shpreh se e pëlqen Adën si karakter por jo se tërhiqet seksualisht nga ajo.

Takimi mes tyre nuk është pritur mirë as nga Efi për të cilën Mevlani ka shprehur pëlqim. Ai tha se për Efin ka pëlqimin më të madh nga të gjitha ndonëse po realizon takime të tjera. “Për Efin e kam patur pëlqimin para se të hyja në emision.”-tha ai. Nga ana tjetër Ada shprehu pëlqimin e saj për Bledin dhe Mevlanin.

Kujtojmë se Mevlani ka qenë pjesë e “Për’puthen 2” nga ku doli çift me Ledianën por lidhja e tyre përfundoi menjëherë më pas. Kurse Ada ishte pjesë e këtij edicioni por u përjashtua sepse theu rregullat duke dalë me Edin fshehurazi. Pak muaj pas përjashtimit ajo u rikthye sërish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al