1 Shkurt, 2024

“Mi kap një çikë…”- Çfarë po ndodh mes Heidit dhe Romeos në “Big Brother VIP”? Moderatori: Sa gjëra do të mësoj unë ty


Pas Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit mesa duket një çift i ri po krijohet në “Big Brother VIP”.

Bëhet fjalë për Romeo Veshaj dhe Heidi Baçin, të cilët kohët e fundit janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë, dyshja janë përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment moderatori i kërkoi banores që t’ia kapte supet.

Heidi u shpreh se nuk e dinte se çfarë janë supet, pasi ajo ka lindur dhe është rritur në Itali, ndërsa Romeo i tha se do ti mësojë shumë gjëra.

 

Pjesë nga biseda:

Romeo: Mi kap një çikë supet

Heidi: Çfarë të kap?

Romeo: Këto këtu (dhe prek supet)

Heidi: Pse këto janë supet?

Romeo: Pse se dije me të vërtetë?

Heidi: Jo (qesh)

Romeo:  Sa gjëra do të mësoj unë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al