5 Shtator, 2017

Michelle Obama vishet njëlloj si Beyonce, hm … vëmendja është tjetërkund!


Beyonce mbushi 36 vjeçe ditën e djeshme, duke marr gjithë vëmendjen si një protagoniste e vërtetë nga bashkëshorti, por edhe nga fansat e miqtë.

Disa prej këtyre të fundit e kanë  uruar divën e muzikës me një gjest tepër skenik. Duke nisur që nga ish-Zonja e parë, Michelle Obama, për të vazhduar me Serena Ëilliam, vajza e saj Ivy Blue Carter, ish-pjesëtarët e grupit Destiny’s Child apo vetë e ëma, Tina Knowles, u veshën njësoj si Bey në klipin e saj “Formation”. “Gëzuar ditëlindjen Beyonce nga familjarët dhe miqtë”, shkruhej në mesazhin bashkangjitur këtij seti fotografik të postuar në sajtin zyrtar të Beyonce. Ky dedikim nuk ishte vetëm për divën Beyonce, por një rast i veçantë për të drejtuar vëmendjen në diçka që lidhet ngushtë me këngëtaren. Poshtë urimit, uebsajti iu bën thirrje të gjithë vizitorëve të japin ndihmën e tyre për të prekurit nga uragani Harvey, ngjarja e cila ndodhi në vendlindjen e saj më 25 gusht.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al