16 Maj, 2022

Në Tiranë më elegant se kurrë/ Mike Pompeo, sekretet e dietës që…


Mike Pompeo është shfaqur gjatë vizitës së tij në Tiranë më elegant se kurrë. Pak ditë më parë ai zbuloi se humbi më shumë se 41 kg gjatë gjashtë muajve të fundit pasi bëri ndryshime në stilin e jetesës pas daljes së tij nga administrata Trump vitin e kaluar. Intervista erdhi pasi fotot e tij ku shihej me shumë kilogramë më pak u publikuan gjatë fundjavës, duke rikthyer spekulimet se ish-sekretari i shtetit po merr në konsideratë të kandidojë në zgjedhjet presidencial në 2024.

Pompeo bëri të pamundurën për të vënë në dukje se ai humbi peshën vetë, përmes stërvitjeve dhe zakoneve më të disiplinuara dietike dhe jo me operacion ose ndihmë nga profesionistët e fitnesit. Sigurisht që nuk mund të mohohet transformimi fizik i Pompeos. Por pretendimet e tij se ai humbi peshën përmes ndryshimeve të vogla në dietë dhe stërvitje kanë krijuar polemika midis nutricionistëve dhe profesionistëve të industrisë së fitnesit – asnjëri prej të cilëve nuk beson se një humbje e tillë dramatike e peshës do të ishte e mundur përmes ndryshimeve të mëdha të jetesës. “40 kilogramë në gjashtë muaj është e pabesueshme,” pretendoi një ekspert fitnesi në Kansas City Star, “veçanërisht për moshën e tij”.

58-vjeçari pohoi se ai humbi peshë sepse ndaloi së ngrëni karbohidrate në një masë të madhe dhe u përpoq të hante në proporcione më të vogla. Pompeo tha se ai ndërtoi një palestër në bodrumin e shtëpisë së tij dhe e pajisi me disa shtanga dhe një makinë eliptike. “Unë u përpoqa të zbres atje pesë, gjashtë herë në javë dhe të qëndroj në të për rreth gjysmë ore,” tha ai. “Dhe kjo nuk ishte asgjë shkencore. Nuk kisha trajner, nuk kisha dietolog. Isha vetëm unë.”

Larg punës, ai tha se tani zgjedh ushqime më të shëndetshme si të bardhat e vezëve dhe proshutën e gjelit të detit në vend të petullave me kunguj gjatë udhëtimeve familjare në Ihop. Pompeo këmbënguli se ai po kujdeset për shëndetin e tij, jo për një kandidim presidencial.

Por ndryshe nga ish-guvernatori i New Jersey, Chris Christie (i cili humbi 45 kg në një vit pas një operacioni) ose kryetari i bashkisë së New York, Eric Adams, (i cili ia atribuoi ndryshimin në peshë dietës së tij vegane), Pompeo – në dy intervistat e tij mbi këtë temë– duket se synon të theksojë se fitnesi ishte ai që e ndihmoi.

Ai jo vetëm që nuk po qëndron pa folur për humbjen e peshës, por ai po bën që rezultatet e tij të tingëllojnë të arritshme. “Tani nga pikëpamja e stresit, ai nuk duhet të punojë më për Trumpin, kështu që kjo mund të jetë diçka që i jep atij shumë më pak stres,”, tha Milo Bryant i cili është trajner fitnesi, i cili nuk ka pasur kurrë një klient që të ketë bërë progresin e Pompeos.

Pompeo nuk është politikani i parë që është marrë me fitnes. George HW Bush përdori rregullisht rutinë e ‘Air Force One’ gjatë fluturimeve të gjata ndërkombëtare. Bill Clinton iu kthye vrapimit në rrugë pasi iu nënshtrua operacionit të bypass. Mike Huckabee u trajnua pas një inidenti dhe diagnostikimit me diabet. Kandidati presidencial republikan i dikurshëm humbi 45 kg, por ndryshe nga Pompeo pranoi se kjo ishte përmes një ndryshimi drastik të dietës dhe vrapimit në distanca të gjata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al