3 Mars, 2022

Mikela debaton ashpër me Rrushen, Erioni largohet nga studio


Ditën e sotme Mikela është kthyer në studion e “Për’puthen” dhe duket se ka trazuar ujërat.

Kujtojmë se disa ditë më parë ajo u largua nga studio pas takimit të Rrushes dhe Erionit. Ndonëse këta të dy u dukën të afërt në takim, së fundmi kanë patur debate të forta me njëri-tjetrin, madje në debat është përfshirë edhe motra e Rrushes, Laureta.

Me rikthimin e saj Mikela tha se janë folur shumë gjëra kur ajo nuk ishte.

“Pa qenë e pranishme kam qenë pjesë e studios në gjithë debatet e tyre. Dhe shyqyr që u ka ardhur goja të flasin aq rrjedhshëm dhe aq shumë. Rrushja është në kontraditë me fjalët e saj. Sepse në takim i tha Erionit se ka ardhur pas meje tani po thotë se nuk e ka parë me mua. Nuk është e thënë që ai të deklarohet për mua që unë të kuptoj se më pëlqen. E tregon edhe me vepra duke më bërë të ndihem mirë”.-tha ajo.

Po ashtu, ditën e sotme është transmetuar edhe takimi me Rrushes dhe Erionit që është zhvilluar ditë më parë, ku ata ishin shfaqur mjaft të afërt me puthje e përqafime. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Mikelën të kërkonte një takim me Erionin duke thënë se ka disa ditë pa e takuar dhe se e ka marrë malli.

Ai tha se e pranon kërcimin por jo sot sepse do të respektojë takimin me Rrushen. Kjo e fundit në ato moment e ftoi në kërcim. I gjendur mes saj dhe Mikelës, Erioni zgjodhi të largohet nga studio, teksa Rrushja i shkoi pas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al