Disa foto të moderatores Fjoralba Ponari e veshur me vello nusëria, ndezën dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.
Megjithatë pas gjithë tashethemeve u vërtetua se moderatorja do jetë pjesë e një seti fotografik ku do pozojë veshur me disa fustane nusërie. E gjitha lidhet me profesionin dhe jo me jetën personale.
Edhe pse u zbulua arsyeja pse Fjoralba u shfaq me fustan nusërie, dyshimet vazhdojnë. Një ndjekës i mikut dhe kolegut të Fjorlbës, Ervin Kurtit, dëshiron t’iu japë fund dyshimeve.
“Fjoralba është martuar?” – e pyet një prej ndjekësve gazetarin.
“Jo, ose është martuar dhe nuk na ka ftuar në dasmë”, shkruan gazetari.
Moderatorja ka kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike, por nuk ndan shumë detaje apo foto me partnerin e saj në rrjetet sociale. Në fakt siç ka treguar ajo vetë kjo është zgjedhja e të dashurit të saj që nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në publik.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al