Edhe Mila Kunis me Ashton Kutcher do u vijnë në ndihmë ukrainasve që janë prekur nga sulmi i Rusisë. Çifti hollivudian njoftoi të enjten se ata kanë hapur një faqe “GoFundMe” për viktimat e refugjatët dhe targeti është që të arrijnë një shumë prej 3 milionë dollarësh donacione.
“Teksa jemi dëshmitarë të trimërisë së ukrainasve, ne po shohim gjithashtu edhe barrën e paimagjinueshme të atyre që kanë zgjedhur sigurinë,” shkroi Kutcher, në një video të shpërndarë në Instagram. “Përmes GoFundMe, ky donacion do të shkojë për refugjatët dhe ndihmë humanitare.”
Ylli i ““Two and a Half Men” u shfaq në një vidoe pranë gruas së tij, ku ajo foli për rrënjët e saj ukrainase. “Kam lindur në Chernivtsi të Ukrainës në vitin 1983. Kam ardhur në Amerikë në vitin 1991 dhe gjithmonë e kam konsideruar veten amerikane. Një amerikane krenare. Unë dua gjithçka që ky vend ka bërë për mua dhe familjen time. Por sot, nuk kam qenë kurrë më krenar që jam ukrainas.”
Kutcher më pas shtoi: “Dhe nuk kam qenë kurrë më krenar që jam martuar me një ukrainase”. Kunis i quajti sulmet e presidentit rus Putin ndaj Ukrainës “shkatërruese”. Ajo shtoi, “Nuk ka vend në këtë botë për këtë lloj sulmi të padrejtë ndaj njerëzimit”.
Kutcher dhe Kunis, të cilët dikur luajtën bashkë në “That ’70 Show” dhe më vonë u martuan në vitin 2015, kanë një qëllim për të mbledhur 3 milionë dollarë përmes faqes së tyre . Paratë do shkojnë për AirBnB dhe Flexports, kompani që po ofrojnë strehim për refugjatët në vende të tilla si Rumania, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Moldavia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram