2 Prill, 2022

Miley Cyrus rezulton pozitive me Covid-19. Artistja humbet pjesëmarrjen në ‘Grammys’


Miley Cyrus ka rezultuar pozitive me “COVID-19” ndërkohë që ajo po zhvillon koncertet e saj të mëdha nëpër botë.

“Duke udhëtuar nëpër botë, duke luajtur për 100,000 njerëz në natë dhe duke takuar qindra fansa në ditë, shanset për t’u prekur nga Covid janë mjaft të larta,” shkroi në Twitter këngëtarja e “Wrecking Ball” të premten. “Unë kam Covid tani, por padyshim ia vlente.”

Epo, ndoshta ajo është penduar. Rezultati pozitiv do të thotë që Cyrus nuk do të mund të performojë në festën e çmimeve “Grammy” të Steven Tyler’s në ‘’Hollywood Palladium” në Los Angeles të dielën.

“Fatkeqësisht për shkak të kësaj, unë po humbas pjesëmarrjen në ‘Janie’s Fund’, gjë që është e keqe sepse është një bamirësi që është shumë e rëndësishme për mua dhe mikun tim Steven Tyler,” shkroi ajo.

“Ndihem mirë, prandaj mos u shqetësoni për mua! Më vjen keq Steven! Do të na duhet të ‘ta bëjmë një herë tjetër këtë gjë! “- përfundoi këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al