Milica Daboviç është prej basketbollisteve më të njohura serbe, me një palmares për t’u admiruar si në rang klubesh gjithashtu edhe me ekipin e përfaqësueses.
Por në fundin e karrierës së saj, Milica ka qenë pjesë gjithashtu edhe në kampionatin shqiptar, teksa ka veshur fanellat e Flamurtarit, Vllaznisë apo një sezon më parë të Tirana Barletit.
Por përveç lojës në parket, Daboviç është gjithashtu shumë e përfolur edhe në jetën jashtë sportit. Basketbollistja është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, aty ku provokon rregullisht me foto të “nxehta”.
Ndonëse në moshë 40-vjeçare, Daboviç duket në një formë fantastike, teksa ekspozon linjat e saj trupore.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al