18 Dhjetor, 2017

“Mimoza Llastica” kjo 50-vjeçare seksi, tani sfidohet nga e bija modele e famshme!


Vitet kanë kaluar me shpejtësi, për aktoren që luajti Mimoza Llasticën askush s’mund ta besojë që ajo tashmë është 50 vjeçe. Kur luajti “Mimoza llasticën” në vitin 1973 ishte një 7 vjeçare e përkëdhelur, me tipare shumë të bukura dhe shikim të mprehtë. Sot Zhaklina Dhimojani nënë e një vajze jeton në Bern të Zvicrës, me familjen e saj, bashkëshortin Stefan dhe vajzën Alexandra. Natyrisht që vazhdon të ruajë sharmin që ka pasur në rini, por tashmë krenohet dhe sfidohet njëkohësisht nga vajza e saj 21-vjeçare, të cilën ajo shkurt e quan Alexi, një modele e famshme në Zvicër. Para tre vitesh vajza e saj, që i ngjan shumë së ëmës konkurroi në spektaklin e bukurisë për “Miss Bern”, ku zviceranët e krahasuan me Angeline Jolie, sa i takon pamjes.

Në lidhje me kualifikimin e vajzës në finalen e “Miss Bern”, Zhaklina e cilësoi eksperiencë që në moshën e saj e dëshiron çdo femër. Për të bërë krahasimin nëse është më e bukur e bija se e ëma ju sjellim një set fotosh nga jeta e tyre në Zvicër. E larguar nga Shqipëria në vitet ’90-të, ajo la tek publiku shqiptar shijen speciale si aktore e angazhuar pak në kinema, përkatësisht në filmat “Mimoza llastica“ në vitin 1973, “Qortimet e vjeshtës” në vitin 1981, dhe “Babai i studentit”, në vitin 1988.

Nuk kishte mbaruar studimet për aktrim, por në Fakultetin Ekonomik, një drejtim që sipas rrëfimeve të saj ia kishin imponuar prindërit. Zhaklin jeton prej 25 vitesh jashtë Shqipërisë, po cila është jeta që bën? Ajo ka punuar si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve fillimisht në Itali.

Vitet e fundit është angazhuar edhe me organizimin e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër, pasi është edhe muzika e preferuar e bashkëshortit të saj jurist./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al