16 Shtator, 2017

Mimoza Shkodra dhe Seldi në një lidhje, kjo ‘provë’ tregon se s’mund të fshihen më


Fotot flasin, ndërsa ata heshtin.  Bëhet fjalë pikërisht për Seldi Qalliun dhe Mimoza Shkodrën, për të cilët mendohet që janë duke jetuar një histori dashurie së bashku, megjithëse ata ende vazhdojnë ta mohojnë.

Pak kohë më parë, çifti u fotografua në bregdet, në Ksamil, megjithatë ata vazhduan të heshtnin. Së fundmi, duket se kanë vendosur të tregohen të hapur duke e pranuar marrëdhënien e tyre.

Nga deti janë zhvendosur në mal, në Zvicrën Qendrore, në zonën e Pilatusit, mbi Lucernë. Këtë herë çifti nuk është fotografuar nga të tjerët, por ka postuar vetë foto. Sigurishti hapi nuk mund të ishte aq gjigant sa të dilnin bashkë dhe të përshëndesnin si një çift, por është i madh.

Mimoza dhe Seldi kanë postuar të dy një foto nga i njëjti vend, madje dhe qëndrimi është i njëjtë.

 

Të ulur mbi asfalt, para një vile tipike malore, ndërsa kanë shënuar edhe vendndodhjen e njëjtë, Pilatus, këngëtarët na kanë dhënë një provë të pakundërshtueshme që ata janë bashkë./Tetova Sot/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al