9 Shtator, 2018

Ministrja e Drejtësisë vjen ditën e parë në Parlament me një supermakinë


Këtë të hënë që lamë pas u çel sezoni i ri i Parlamentit. Deputetët u shfaqën në sallë, shumica takonin njëri-tjetrin, pasi kishin javë pa u takuar prej pushimeve të verës. Opozita bojkotoi seancën parlamentare, prandaj dhe fotot e paparazzit tonë, do të jenë vetëm me deputetë nga maxhoranca.

Ajo që na ra në sy menjëherë ishte një makinë “Mercedes” tip i fundit, me të cilin erdhi në Parlament ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Edhe në raste të tjera, kur kemi shkruar për ministra që vijnë në Parlament me makina të shtrenjta, ata kanë thënë se makinat janë të institucioneve. Por problemi është se makinat janë me targa private, kështu që ne e kemi të pamundur të kuptojmë se në pronësi të kujt janë. Nëse bëhen me targa shtetërore, atëherë do të ishte më korrekte.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al