6 Qershor, 2022

“Mirë që s’më thyet…”/ Alketa Vejsiut i ndodh e papritura në emison, fëmijët e rrëzojnë në mes të skenës (FOTO)


Moderatorja Alekta Vejsiu është përballur me një situatë gjatë emisionit të saj, të cilën e ka kaluar mjaft me sportivitet.

Në nisje të emisionit të përjavshëm “Në kurthin e Piter Pan”, që ajo drejton, dy nga fëmijët e përzgjedhur rrëzuan moderatoren. Amari dhe Roani u futën me shpejtësi duke e përqafuar Alketa Vejsiun e cila u rrëzua, por e mori me shumë humor të gjithë situatën duke iu bashkuar energjisë së fëmijëve.

“Më hodhët more uraganë të vegjël, mirë që s’më thyet takat. Apo punë e madhe fort. Kto takat kush i ka shpikur o Zot, që të duken gocat bukur, por nuk ka gjë më koti.”- tha ajo duke hequr më pas takat dhe duke u ulur këmbëkryq për të vijuar bisedën me fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al