14 Dhjetor, 2017

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj sjellin ‘’dhuratën’’ e Krishtlindjeve për fansat


Pas këngës që sollën në fund të muajit nëntor me titullin ‘’Dhurata’’ si një dedikim ndaj vajzës së tyre, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë njoftuar projektin e radhës. Nëpërmjet një statusi në Instagram ata kanë lajmëruar se për Krishtlindje do të sjellin versionin anglisht të së njëjtës këngë.

“Me date 25.12 publikohet “More than a Song” versioni anglisht i kenges “Dhurata”. Kjo ndjenje nuk njeh gjuhe e as kufije ndaj ne keto dite festash duam ta ndajme kete kenge me cdo prind e femije kudo ne bote,”-përfundon Cani në rrjete sociale.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al