27 Shtator, 2017

Miriam Cani ‘i përvishet’ komentueses: Kështu më pëlqen mua…


Miriam Cani është një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe që gjithmonë ka dhënë përshtypjen e një vajze të ëmbël dhe me një botë të pasur. Këngëtarja këto ditë po i kalon në Gjermani , ndërsa më parë na ka postuar foto prej atje, duke qenë kështu një personazh aktiv i Instagramit.

Ashtu si të gjithë personazhet publikë edhe Miriam merr komente jo pozitive në Instagramin e saj, por këtë herë këngëtarja nuk ka duruar dhe i është ‘përveshur’ fansave me komente mbrapsht.

“Pse i ke trash aq shume vetullat? Dukesh sikur je fallco me keto vetulla”, ishte komenti i një fanseje, të cilës Miriami i replikoi duke i shkruar: “Sepse kështu më pëlqen mua”.

Pas replikës së Miriamit ka nisur një varg komentesh nga fansat ku shumica prej tyre mbronin Miriamin e të tjerë shkruanin se kishin mbetur të habitur nga sjellja e saj.

Miriami nuk u ka kthyer më përgjigje fansave dhe madje ka fshirë edhe komentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al