30 Gusht, 2017

Miriam Cani lajmëron për këngë të re, miqtë dhe fansat e urojnë


Këngëtarja e njohur Miriam Cani pritet të kthehet së shpejti me projekte të reja muzikore. Nëna e vogëlushes Ameli duket se tani ka vendosur seriozisht t’i rikthehet muzikës dhe tregut pas një periudhe pauze që ka kaluar larg skenës ndërsa përkujdesej për vajzën e saj të vogël.

Rikthimin, Miriami e ka treguar me anë të një fotoje në rrjetin social Instagram, ku ajo shihet në një studio muzikore duke rregjistruar këngën e saj të re. Më e lumtur se kurrë, sikundër e kemi parë edhe në fotot dhe përditësimet e herë pas hershme që ajo na njeh nëpërmjet rrjeteve sociale, Miriamin shumë shpejt do ta dëgjojmë me një këngë të re dhe pse jo me një klip. Në faqen e saj në Instagram nuk kanë munguar  urimet nga fansat dhe miqtë , të cilët kanë shprehur padurimin për ta dëgjuar këngëtaren në produksionin e saj të ri muzikor.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al