28 Qershor, 2018

Miriam Cani publikon foton super seksi


Miriam Cani është një ndër këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun shqiptar. Me ëmbëlsinë e saj dhe me zërin e veçantë i ka bërë të gjithë për vete.

Ajo ka publikuar së fundmi një foto në “Instastory” ku shfaqet më seksi se kurrë. Në imazhin bardh e zi del e veshur vetëm me një këmishë.

Gjithashtu këtë foto Miriami e ka shoqëruar edhe me një shprehje mjaft domethënëse, e cila na zbulon një anë tjetër të këngëtares.

“Është për ty. Nëse fitoni, jeni ju. Nëse humbisni, jeni ju. E zezë dhe e bardhë. Askund për t’u fshehur”, shkruan Miriami krahas fotos seksi ku bien në sy këmbët e saj të tonifikuara.

Miriami ka publikuar njëkohësisht edhe një foto bardh e zi në llogarinë e saj në “Instagram”, e cila është komplimentuar menjëherë nga fansat e saj të shumtë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al