4 Shtator, 2017

Miriam Cani rikthehet në “The voice”, por këtë herë ndryshe


Për të gjithë ata që u munguar Miriami  në televizion ka lajme të mira. Këngëtarja e dashur e të gjithëve, lajmëron se shumë shpejt do të rikthehet në ekranin e Top Channel, në karrigen e “ The Voice”. Por këtë herë Miriami nuk do të jetë si dikur, pasi personazhet që ajo do të gjykojë nuk janë më të rriturit , por të vegjëlit. Pra ashtu sikundër besoj e keni kuptuar bëhet fjalë për “The Voice Kids Albania”.

The Voice Kids Albania ka nisur tashmë audicionet dhe së shpejti do të nisë rrugëtimin e tij televiziv në ekranin e Top Channel. Miriami është konfirmuar nga The Voice Albania si e para anëtare e jurisë. Lajmin e ka publikuar faqja zyrtare e The Voice Albania dhe pas saj, edhe vetë këngëtarja.“Rikthehet në karrigen e kuqe Miriam Cani! Ajo është gati të kthehet sërish në karrigen e kuqe, për të ndarë përvojën e saj me talentet e reja e për t’u emocionuar bashkë me ta” – shkruhet në faqen zyrtare të “The Voice “në Instagram.

Edhe Miriami, duke konfirmuar edhe një herë kënaqësinë si pjesë e jurisë së të vegjëlve, shkruan: “Jam e lumtur të rikthehem në atë karrige tashmë për të dëgjuar e shijuar zërat e engjëjve të vegjël.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al