Pak minuta më parë Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë publikuar këngën e tyre më të re. Por ndryshe nga herët e tjera kuptimi i kësaj këngë është shumë i veçantë, pasi vjen si një dhuratë për vajzën e tyre Ameli, e cila sot feston ditën e lindjes dhe mbush 2 vjeçe.
“Gezuar Datelindjen zemra e mamit.
Sot qielli eshte i paster per te dhuruar te gjitha rrezet e diellit qe ti meriton ne kete dite te madhe. Asgje nuk dua me shume ne jete se lumturine tende.
“Ti je dhurata me e bukur ne jete, je te gjitha pergjigjet, je suksesi i vertete.”
Gezuar shpirt me kete kenge ty dhe cdo prindi, femije e cdo shqiptari kudo ne bote”, ka shkruar Miriami.
“Gezuar datelindjen e shtrenjta ime ne kete dite te madhe dhe te bekuar. Ti erdhe atehere kur kishim me shume se kurre nevoje per ty si Dhurata me e bukur ne jete. Kjo kenge qe besoj se jane fjalet e cdo prindi eshte Dhurata jone per ty. Ti sot mbush 2 vjec dhe ne urojme me zemer qe te behesh 105. Na duket sikur te gjithe shqiptaret sot festojne pak edhe per ty. Gezuar diten e Pavaresise te gjitheve dhe qofshi te lumtur prane familjeve tuaja”, kanë qenë fjalët e Albanit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al