Janë publikuar 31.000 dokumente të reja mbi atentatin e presidentit të adhuruar të SHBA. Atentatori para vrasjes ishte në ambasadat sovjetike dhe kubane në Meksikë.
Presidenti amerikan Donald Trump, konform detyrimit të Kongresit të datës 26 nëntor 1992, të enjten e ka hequr shenjën “sekret” nga 31.000 dokumente të fundit mbi vrasjen e njërit nga paraardhësit e tij më të popullarizuar, John Fitzgerald Kennedy.
Shkencëtarët të cilët më shumë se gjysmë shekulli po e hetojnë atentatin me ish shefin e Shtëpisë së Bardhë, të bërë më 22 nëntor 1963 në Dallas, në prag të hapjes së pesë milionë faqeve te reja, megjithatë, nuk presin ta marrin vesh përgjigjen në pyetjen kyçe, përse Lee Harvey Osëald e ka vrarë amerikanin 46 vjeç me prejardhje irlandeze aq shumë të popullarizuar. Aq më tepër se deri në momentin e fundit nuk është e ditur se a do ta lë Trump vulën e sekretit në pjesën e dokumenteve për të cilat vlerësohet se, nëse zbulohen, do të paraqesin kërcënim për siguri kombëtare të SHBA, e që është kërkesa e inteligjencës amerikane.
Sipas ekspertëve, dokumentet e reja nga arkivi kombëtar mundet vetëm të konfirmojnë përpjekjet e CIA dhe FBI për zbulimin e kontakteve të cilët Osëald i kishte me spiunët sovjetik dhe kuban gjatë udhëtimit në Meksiko Siti në shtator të vitit 1963, para atentatit.
I pari në serinë e atentateve të motivuar politikisht, të cilët e tronditën SHBA në vitet 60-të të shekullit të kaluar, kur është likuiduar edhe vëllai tjetër Kennedy Robert, gjatë 54 viteve të ardhshme më tepër ka pasur pyetjet sesa përgjigje. Të gjitha dokumentet e publikuara kanë treguar për ish marksitin e vetë deklaruar, Oswald si “ujkun e vetmuar”, të cilin një ditë pas atentatit, në bodrum të ndërtesës së bashkësisë në Dallas e vrau pronari i një striptiz bari Jack Ruby, duke pohuar se këtë e bëri për shkak të revoltës për vrasjen e Kennedy-t. Mirëpo, shumica e hetuesve nuk e kanë besuar këtë pohim.
Pa përgjigje kanë mbetur edhe pyetjet tjera mbi shkatërrimin e dokumenteve me shenjën “sekret”, fotografi, mbyllja e gojës së dëshmitarëve dhe fshehja e dyshimeve se Oswald e kishte kërcënuar presidentin e SHBA. Sepse më herët janë publikuar dokumentet sekrete të cilët kanë treguar se CIA dhe FBI e kishin identifikuar Oswald-in qysh prej vitit 1959 kur kishte tentuar të shkojë në Moskë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al