2 Tetor, 2017

Mjaltë dhe sheqer për të eliminuar pikat e bardha në fytyrë


 

Pikat e bardha përhapen në zona të caktuara të fytyrës, e më shpesh rreth syve dhe  rreth gojës dhe mund të shkaktohen nga faktor të ndryshëm sikundër janë ekspozimi në diell, përdorimi i produkteve kozmetike jo të favorshme, ushqimi jo i pasur me vitamina, por edhe shumë faktorë të tjerë.

Trajtimi më efektiv natyral, me produktet që ju mund t’i gjeni në kuzhinën tuaj janë ata që janë edhe më të dobishmit. Këtu mund të përmendim dy më të rëndësishmit: mjaltin dhe sheqerin.

Mjalti ka veti antioksiduese dhe parandalon krijimin e baktereve, ndërsa kombinimi me sheqer sjellë rezultate të mahnitshme.

Ju duhet që në një enë të përzini 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë sheqer dhe t’i vendosni këta përbërës në fytyrën tuaj.

Lëreni këtë masë të qëndroj për 20 minuta dhe pastaj shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

Përsëriteni këtë recetë disa herë në javë për rezultate më të shpejta dhe më të dëshirueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al