28 Nëntor, 2024

Mjekët i thanë se nuk i kishte mbetur dhe shumë jetë! Aktori jep lajmin e mirë: Po shërohem nga kanceri! Videomesazhi emocionues për ndjekësit


Aktori i njohur Dolpf Lundgren ka ndarë lajmin e mire se më në fund ka arritur të fitojë betejën e tij me kancerin.

67-vjeçari prej 9-vitesh u sfidua nga sëmundja, nga e cila mjekët i kishin thënë se nuk i kishte mbetur edhe shumë vite jëtë.

Me anë të një postimi në Instagramin e tij, aktori ka njoftuar se këtij udhëtimi të vështirë po i vjen fundi.

“Ja ku jam në UCLA, gati të shpëtoj nga ky tumor . Meqenëse nuk ka më qeliza kanceroze në trupin tim, mendoj se po shërohem, kështu që mezi po e pres këtë procedurë të fundit”, tha Lundgren.

Ndër të tjëra ai shtoi se ishte një udhëtim i vështirë për të por i vlejti pasi i ka mësuar të vlerësojë jetën.

“Ishte një udhëtim i vështirë dhe me të vërtetë më mësoi se si të jetoj dhe të shijoj çdo moment të jetës”.

Krahas videomesazhit ai ka shkruar: “Më në fund pa kancer me mirënjohje dhe emocione për një të ardhme të ndritur. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dolph Lundgren (@dolphlundgren)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al