30 Mars, 2021

“M’ka marrë malli të zhgurritem me burrin”- Olta Gixhari bëhet nostalgjike, publikon foto me partnerin duke u…


Olta Gixhari e ruan gjithmonë identitetin e bashkëshortit të saj, ashtu sikurse edhe atë të djalit që kanë bashkë, Amar.

olta gixhari (3)

Aktorja ka treguar se partnerit të saj nuk i ka pëlqyer asnjëherë që ta ekspozojnë jetën e tyre private, pavarësisht se Olta është një personazh publik, dhe ajo ka rënë dakord me këtë propozim duke e parë shumë të arsyeshëm.

olta gixhari (4)

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Gixhari ndau me ndjekësit në Instastory disa imazhe krah partnerit të saj, të realizuara në periudha të ndryshme kohore duke i bërë atij një dedikim të bukur.

olta gixhari

Ajo postoi një foto ku dyshja shihet e shtrirë në rërë në një nga plazhet e Spanjës, teksa shkëmbejnë një puthje.

olta gixhari (2)

M’ka marrë malli të zhgurritem me burrin brigjeve. Ehhh”, shkroi aktorja.

olta gixhari (5)

Gjatë një interviste të dhënë më parë, Olta është shprehur se pavarësisht faktit që e do shumë Shqipërinë dhe se shpesh e merr malli për vendin e saj, mundësitë që i ofrohen familjes së aktores në Spanjë janë shumë herë më të mira.

olta gixhari (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al