3 Prill, 2022

“Po më dridhen duart” – Modelja Arbenita Ismajli shfaqet në gjendje jo të mirë, çfarë i ndodhi


Modelja Arbenita Ismajli është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku merr shumë komente për pozat e saj provokuese dhe format trupore.

Modelja u bë për herë të parë nënë prillin e kaluar, por megjithatë ajo i ka ruajtur në mënyrë të përsosur format trupore dhe duket mjaft bukur. Me sa duket Arbeniat Ismajli ka vendosur të agjërojë, me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ka zbuluar se nuk po e kalon lehtë këtë periudhë.

Përmes një postimi në “Instagram-in” e saj personal, Arbenita ka treguar vështirësitë që ka gjatë ditës, me mungesën e të ngrënit.

“Shikoni si po më dridhen duart, pasi jam mësuar të ushqehem tre-katër herë në ditë”, shkruan ajo.

Arbenita Ismajli u bë nënë për herë të parë në muajin prill të viti të kaluar dhe bashkë me partnerin e saj, Feron, e quajtën vajzën e tyre Nina. Modelja seksi tërhoqi vëmendje me linjat trupore vetëm pak muaj pas lindjes.

Gjithmonë kam qenë e dobët. Në fakt, s’e kisha mëndu se çfarë do t’i ndodhte trupit tim pas lindjes. Por isha me fat. Nuk u mundova dhe nuk përdora asgjë. Thjesht ndodhi.”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al