29 Janar, 2018

Modelja e njohur ofendon rëndë fansen: Operacione plastike? Shporru  


Pak para se të niste “Grammys 2018”, Chrissy Teigen postoi një fotografi të saj me John Legend, të 10 viteve më parë. Ajo kujtonte paraqitjen e tyre në “Grammys 2008”, mirëpo komenti i një fansi ka bërë që modelja të shpërthejë në ofendime.

“Wow sa fantastike dukesh këtu. Para operacioneve plastike, dukeshe kaq bukur. Ju të dy vazhdoni akoma të dukeni fantastik”, thuhet në komentin e fansit.

“Operacione plastike? Ik shporru me gjithë komplimentin tënd fals”, i përgjigjet modelja komentueses.

Chrissy dhe John Legend janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë që do të jetë djalë, siç e zbuloi vetë modelja një ditë më parë në “Grammy Awards”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al