25 Dhjetor, 2020

Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të dytë! Ja ç’emër zgjodhi për të voglin


Pritjes së ëmbël për modelen e njohur, Greis Petroviç, i ka ardhur fundi.

greis petrovic (1)

Bukuroshja është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një djalë më 2 dhjetor, por lajmin e gëzueshëm e ka ndarë me të gjithë ditën e sotme, me rastin e Krishtlindjeve.

greis petrovic (6)

Ajo ndau me të gjithë ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram një foto të ëmbël, ku shihen duart e saj, të bashkëshortit, të vajzës, si dhe të të voglit.

greis petrovic (8)

Modelja simpatike zgjodhi që t’i urojë të gjithë ndjekësit në këtë mënyrë, duke shkruar krahas fotos:

Dhurata jonë e Krishtlindjes! Mirë se erdhe djali ynë Andrea! 02/12/2020

Krishtlindje të bardha e plot shëndet për të gjithë ju! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!

Faleminderit Zot që na bekove me një tjetër engjëll!”- shkroi Greis.

greis petrovic (4)

Kjo shtatzëni për modele nuk ka qenë e lehtë, pasi u infektua me Covid-19 kur ishte në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël.

greis petrovic (7)

Petroviç ka treguar më parë se shtatzënia ishte një surprizë për të në kohë pandemie, e cila i kishte shkaktuar një mori ndjenjash, por nga ana tjetër i ka sjellë edhe lumturi të madhe.

greis petrovic (9)

Greis është bërë nënë për herë të parë kur solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Emel.

greis petrovic (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al