Një modele e njohur në “OnlyFans” e quajtur Courtney Clenney dyshohet se e ka vrarë me thikë të dashurin e saj në apartamentin e tyre.
25-vjeçarja, e njohur në platformat e saj të mediave sociale si Courtney Tailor, është arrestuar dhe më vonë është dërguar në një institucion për njerëzit me probleme mendore.
Ngjarja ndodhi në Miami, Florida, ku policët e gjetën të dashurin e saj të goditur me thikë një herë në shpatull. Obumselin u transportua në një spital aty pranë, pas plagëve të marra, teksa u bë me dije se dhuna është shkaktuar nga një mosmarrëveshje në familje.
“Ne e dimë se mes tyre ka pasur një përleshje fizike përpara se të godiste me thikë”, tha një zëdhënës i policisë në Miami.
Sipas miqve të ngushtë, Christian ishte zhvendosur së fundmi të jetonte me Clenney dhe sipas fqinjve çifti ka patur një histori të gjatë mosmarrëveshjesh.
Pas u zbulua ngjarja e rëndë modelja kërcënoi se do të vriste veten. Është e paqartë se kur Clenney, llogaria e së cilës në Instagram ka mbi dy milionë ndjekës, do të lirohet nga institucioni.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al