Modelja dhe aktorja Emily Ratajkowski, e njohur për fizikun e saj të bukur dhe seksi ka pozuar topless në notë proteste ndaj presidentit Trump mbi deklaratat e tij mbi pilulën kontraceptive. “Trupi im, zgjedhja ime”, shkruan ajo në Instagram.
Fraza ka qenë prej kohësh përdorur nga lëvizja që mbështet të drejtën e gruas për të pasur një abort dhe është përdorur si një kërkesë për respekt për gratë, por edhe si protestë kundër kulturës së përdhunimit.
Presidenti Trump ka vendosur që punëdhënësit të mos t’u sigurojnë vartësve mbulimin e sigurimit të kontraceptivëve për arsye “morale e fetare”. 26- vjeçarja është shprehur se e drejta e një gruaje për pilulat e kontrollit të lindjes nuk duhet të bazohet mbi të ardhurat e saj.
Një nga aktet e para që ka nënshkruar presidenti Trump ka qenë edhe urdhri kundër abortit si një urdhër ekzekutiv për të bllokuar fondet federale nga OJQ-të ndërkombëtare që praktikojnë abortin ose japin informacione rreth tij. Kjo masë ishte anuluar nga Obama./Daily Mail/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al