Supermodelja Kate Moss ka rrëfyer gjithçka për jetën e saj. Tregimin e ka nisur nga mosha 14-vjeçare deri në kohën kur u bë shumë e famshme.
Gjatë një interviste për “Love Magazine”, ajo rrëfeu se ka humbur virgjërinë në moshën 14-vjeçare dhe rrugën që ka përshkruar për tu bërë ajo që është sot, një modele me famë botërore e zbuluar nga agjentja e modeleve Sarah Doukas në aeroport në New York.
“Pija duhan. Isha 14 vjeç dhe kisha humbur virgjërinë. Më dukej vetja mirë. Po prisja të hipja në aeroplan dhe vëllai i Sarah erdhi tek unë e më tha: Ke menduar ndonjëherë të bëhesh modele? Isha e shkurtër, këmbët i kisha të harkuara, dhëmbët e shtrembër dhe askush nuk mendonte se isha vajza më e bukur në shkollë”, ka thënë Moss.
Një rrëfim i tillë nga ana e supermodeles është bërë për herë të parë, pasi në intervistat e mëparshme ajo nuk ka pranuar të flasë për detaje kaq private të jetës së saj.
Sot Kate Moss është një ndër modelet më të paguara në botë, me të ardhura mbi 9 milionë dollarë në vit.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al