25 Tetor, 2017

Modelja serbe “gjuan” Noizyn nëpërmjet nënës së tij


Të gjithve ju kujtohet Jenna Jenovich, modelja e serbe që ‘’bëri për vete’’ reperin, Noiz, e cila tashmë është bëre mjaft e njohur edhe në Shqipëri.

Ajo gjithmonë shfaqet seksi dhe në formën e saj më të mirë në fotot që poston në rrjete sociale ajo mori famën në Shqipëri për shkak se ishte edhe figurante në një ndër klipet e reperit shqiptar. Por pas klipit u hapën fjalë se dyshja ishin në një lidhje por këtë nuk e morëm vesh nëse ishte e vërtet apo jo. Por dimë të themi se miqësia e tyre vazhdon.

Në ‘Live’ video-n që Noizy bëri pak ditë më parë ku ishte me mamin e tij duke shëtitur me Ferrari, Intv fiksoi komentin e modeles serbe me 2.4 milion ndjekës. Jenna është duke u ‘shkrirë’ së qeshuri ku sipas komentit të saj kjo nënkuptohet.

“O mama haha, stomaku i saj po përzihet”, shkruan ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al