Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi viteve të fundit ka marrë një pauzë nga profesioni i saj për t’iu përkushtuar fëmijëve.
Ndonëse në ekran nuk ka qenë e pranishme, në rrjetet sociale Elita ka qenë gjithmonë aktive. Ajo publikon shpesh foto dhe video nga përditshmëria e saj, ndërsa nuk mungojnë as bisedat me ndjekësit në Instagram.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Elita iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. Një prej tyre e ka pyetur se përse nuk e prezanton spektaklin “Big Brother Vip Kosova” që pritet të filloj së shpejti dhe Elita e ka një përgjigje për këtë.
“Sepse është caktuar prezantuesi!”- shkruan Elita.
Gjatë këtij bashkëbisedimi me ndjekësit, njëri i risolli në vëmendje edhe një foto të shumë komentuar duke i thënë se nuk ka nevojë për fotoshop dhe se nuk e ka pritur që ajo ta bënte. Elita në reagimin e saj është shprehur se nuk ka ndërhyrë në fizik, por dora është transformuar nga përpjekja me hequr flokët e rinj.
“Nuk ndërhyjë shumë në foto, edhe kur e shihni aty çrregullimin te dora i bie që kam ndërhyrë në flokë duke tentuar me hequr flokët e reja të pas lindjeve që janë bo si mini shishka e kënaqem krejt sorry”, -shkruan Elita.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al