Aktori Donald Veshaj duket se i është përgjigjur ironisë që bëri pak ditë më parë moderatori Flori Gjini i cili rikrijoi momentin e deklaratës së Bora Zemanit kur aktori ishte në “Big Brother VIP”.
Ai realizuoi një video në Instagram ku konfirmon se do jetë me Orin për “Pushime on top” edhe këtë sezon. Këtë e ka lajmëruar duke rikrijuar skenën e Borës para disa muajsh kur ajo foli për marrëdhënien e Semit dhe Donaldit. Mes të tjerash Flori shprehet se ata nuk e njohin tradhtinë.
Nga ana tjetër Donald Veshaj ka reafuar gjatë ditës së sotme përmes një postimi në Instastory, ku krahas një fotoje shkruan: “ËËË e mo mirë mos e vrit trurin”.
E gjitha nisi nga intervista e Ori Nebijajt në “Më lër të flas” të premten, ku ajo foli për emisionin veror “Pushime on top” që pritet të nisë së shpejti. Gjatë 4 sezoneve ajo e ka moderuar atë me Florin dhe tha në intervistë se ai ende nuk i ka kthyer përgjigje për sezonin e pestë.
“Pse u shua bota për çuna që po pret atë ti?”- e pyeti me ironi Donaldi teksa ajo tha se: “Flori akoma nuk ma ka konfirmuar se ai do jetë me mua në këtë sezon të pestë. Pa atë e kam të pamundur ta bëj emisionin.”
E duket se Flori nuk e ka pritur mirë pyetjen e Donaldit duke ironizuar veprimin e tij ndaj Bora Zemanit kur ishte në BBV.
“Në këto 24 orë kam patur shumë mesazhe dhe shumë më kanë pyetur për përgjigjen që duhet t’i japë Orit për ‘Pushime on top”. Është e vërtetë nuk është shuar bota, por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe në këto 5 vite dhe ne nuk e njohim tradhtinë me thënë të vërtetën dhe kështu që për të gjithë ju që më keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”. – thotë ai duke treguar një varëse të ngjashme me atë të Borës.
Duke pasur parasysh që videoja e Florit erdhi pas fjalëve të Donaldit, “Pse u shua bota për çuna që po pret atë ti?”, statusi i këtij të fundit mund të merret edhe si një kundërpërgjigje ndaj moderatorit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al