Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Bora Zemani është në qendër të vëmendjes rozë së fundmi. Ajo vazhdon të përflitet për romancën që pati me ish-të dashurin e saj, Donald Veshaj. Pasi ky i fundit filloi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në ‘’Big Brother Vip’’.
Të tre janë mjaft aktive në rrjetet e tyre sociale sa që herë pas here postimet e tyre aludohen si dedikime apo thumba ndaj njëri-tjetrit. Së fundmi, moderatorja e programit të dashurisë ‘’ Përputhen’’, ka habitur me deklaratën e saj të fundit. Zemani ka postuar disa foto në llogarinë e saj personale në Instagram, e veshur e tëra në të zezë.
‘’Të jesh grua në Shqipëri është punë burrash’’, shkruan Bora krah fotos.
Sakaq, nga ana tjetër nuk ka munguar edhe komenti nga mikesha më e ngushtë e saj, Semi Jaupaj.
‘’ Super grua’’, e ka qujatur Semi moderatoren.
Kujtojmë se së fundmi, Bora Zemani ka reaguar duke folur në lidhje me të gjithë situatën e krijuar përgjatë këtyre muajve nëpërmjet një postimi të InstaStory, teksa ka hedhur poshtë çdo thashethem se midis saj dhe Donald Veshajt ka një ribashkim. Bora sqaroi se mes tyre nuk ka pasur kurrë një udhëtim në Vienë, një takim në shtëpinë e saj apo një kafe në ambientet e televzionit ku punon. Në deklaratën e saj, ajo ka pranuar se aktori i humorit i ka kërkuar falje publikisht dhe personalisht. Por shtoi se për momentin nuk janë asnjë gjë.
“Eshte e pamundur te reagoj do dite duke thene kjo po, kjo jo! Aq me teper une qe ne zhurmen e ketyre koheve kam zgjedhur mos te flas e ne 7 muaj ky eshte reagimi i dyte qe bej edhe pse shoh ge fare nuk shkruhet ne emrin tim. Nuk kam folur per asnje person, asnje perjetim, asnje te vertete apo genjeshter dhe me besoni, keto te fundit jane shume!
Nuk e kam dashur asnjehere vemendjen qe nuk ka te bej me punen time! Me mjafton ajo qe kam nga programi im 6 here ne jave ne ekranin me te madh ne vend. E kuptoj, u perfshiva padashur ne nje situate me shume se personale pa e ditur si do te shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime te sigurta”.
Kjo eshte e tepert e po kthehet ne bezdi te madhe! Cdo dite lajme te bazuara ne thashetheme, imaginate, komente! Akoma kujdesem per do postim qe bej vetem per te mos provokuar lajm dhe prap, cdo gje merr nje interpretim tjeter duke u shfrytezuar nga te gjithe”.– ishte reagimi Borës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al