Ellen Degeneres që drejton një nga talk show-t më të suksesshëm në Amerikë, ka befasuar audiencën në sallë, duke i dhënë plot 1 milion dollarë!
Moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun amerikan dhe ndërkombëtar dha jackpot-in e majmë për të shënuar finalizimin e fushatës së saj të bamirësisë me Cheerios dhe publiku nuk ishte edhe aq i zakonshëm.
Të gjithë kishin bërë një ndryshim në botë: një çift kishte udhëtuar kilometra të tërë për të çuar të mira pas uraganit Harvey, një mësues i ka dhuruar veshkën një studenti dhe një burrë që la punën për të ndihmuar kafshët.
Të gjithë kishin nën ndenjëse një kuti, ku shkruhej se çmimin prej 1 milion dollarësh do mund ta ndanin bashkë. “Është dhurata më e madhe që kam dhënë ndonjëherë dhe uroj ta vazhdoni dhe të shpërndani të mirën”, tha Ellen.
Publiku shpërtheu në britma dhe lot dhe nisën të përqafojnë njëri-tjetrin nga suprizimi. Java që po lemë pas ishte një javë dhëniesh dhe marrjesh dhuratash për Ellen, që sapo festoi 60-vjetorin e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al