4 Prill, 2022

Momente flirtuese para gjithë botës! Çfarë ndodhi mes yllit të BTS dhe Olivia Rodrigo në “Grammy Awards”?


Dy nga yjet më të mëdhenj të muzikës aktualisht patën një moment flirtues në “Grammy 2022”. Olivia Rodrigo ndau pak kohë me V e BTS pak para se grupi i tij të dhuronte një performancë shpërthyese me këngën e tyre hit “Butter”. 

V, emri i vërtetë i të cilit është Kim Tae-hyung, u pa duke biseduar me Olivia, me dorën e tij të mbështetur në karrigen e saj dhe më pas u përkul për t’i pëshpëritur në vesh. Olivia u shfaq gojëhapur dhe një shprehje disi e shqetësuar mbuloi fytyrën e saj përpara se ai t’i jepte një kartë që e hodhi në ajër.

Momenti dukej se ishte pjesë e performancës, megjithëse është e paqartë nëse Olivia ishte në dijeni se ajo do të përfshihej në skenë. Pak më vonë, V u bashkua me shokët e tij të grupit.

Momenti mahniti fansat të cilët vërshuan në rrjetet sociale për të bërë komentet e tyre. “Olivia është kaq e fortë, nëse Taehyung do të ulej pranë meje, do të më shikonte ashtu, do të më kishte rënë të fikët”, shkroi një fans në Twitter. “Oh Zoti im BTS dhe Olivia, dyshja që nuk e dija se më duheshin,” vuri në dukje një tjetër. 

Është interesant fakti se kur BTS u pyet se cilët ishin bashkëpunëtorët e ëndrrave të tyre V përmendi Olivian. BTS ishte nominuar për ‘Performancën më të mirë Pop” për Butter, por humbi ndaj Doja Cat që triumfoi me “Kiss Me More”.

Olivia, nga ana tjetër, ishte një nga fitueset më të mëdha të natës pasi mori tre çmime, duke përfshirë “Artisten e re më të Mirë” dhe “Albumin më të mirë Vokal Pop”, por nuk mundi të fitonte “Albumin më të mirë” edhe “Këngën e vitit”.

Më herët gjatë natës, Olivia u emocionua teksa u ngjit për herë të parë në skenë për të marrë çmimin “Artistja e re më e mirë” që iu dha nga Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa që e kanë fituar vetë këtë çmim dikur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al