3 Dhjetor, 2024

“Momente që do t’i mbajmë gjthmonë në zemër”- Prej 12 vitesh bashkë! Modelja e njohur jep lajmin për ndarjen nga ish-lojtari Italian: Kërkoj mirëkuptim dhe…


Ish-lojtari i njohur italian, Graziano Pellè dhe modelja Viky Varga janë ndarë pas 12 vitesh.

Ka qenë vetë bukuroshja hungareze që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një instastory në llogarinë e saj.

“Unë dhe Graziano kemi vendosur të ndahemi. 12 vitet e kaluara së bashku kanë qenë plot me kujtime të bukura dhe momente që do t’i mbajmë gjithmonë në zemrat tona. Ju kërkoj mirëkuptim dhe respekt për këtë moment” shkruan ajo.

Historia e dashurisë mes tyre lindi në periudhën kur Pelle luante në Holandë, më saktësisht te skuadra e Feyenord. Fillimisht, ata kontaktuan në rrjetet sociale, më pas Varga nuk hezitonte të ndiqte ndeshjet e tij në stadiume të ndryshme. Për momentin, akoma nuk dihet arsyeja e divorcit, por me gjasë motivi do të mësohet shpejt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al