2 Prill, 2022

Momenti viral/ Bora Zemani përmend Beatrix Ramosajn në emision


Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Dhe sikur mos të mjaftonin gjithë detajet e tjera që i kanë vënë përballë njëra-tjetrës, Bora e ka përmendur Beatrix në emision.

E gjitha ka qenë një lapsus por që nuk u ka shpëtuar ndjekësve. Në një moment në “Për’puthen” Bora thotë: Në komentet që pamë në puntatën e djeshme, kemi ende për të parë nga takimi i Rrushes dhe Trixë…, Kristos”. Moderatorja ka ngatërruar emrin e Kriston dhe Trixës dhe momenti tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Për disa orë ditën e djeshme Bora dhe Beatrix ishin në qendër të vëmendjes. Bora trazoi rrjetin duke lajmëruar se do të publikoj projektin e saj më të fundit muzikor ‘’Nuk jam si ti’’ në orën 8. Më pas Beatrix ka bërë një postim shuumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njoftoi publikimin e një kënge të re me titull “As unë si ti” dhe që do të publikohej në orën 20:00!

Kjo i bëri ato protagoniste sërish me këto postime në rrjetete sociale që u dukën si një rastësi e çuditshme. Ndryshe nga Beatrix, Bora njoftoi më pas se ishte e gjitha shaka për 1 prillin.

Prej javësh ajo po përflitet për një rikthim me Donald Veshajn. Madje së fundmi është aluduar se ata do jenë protagonsitë në një film. Moderatorja është shfaqur krah regjisorit Erion Bubullima dhe ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka thënë asgjë, pamjet e dyshes në Vjenë, (aty ku jeton edhe regjisori) mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh. 

Thuhet se regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj. Krejt papritur, shohim edhe Borën me të. Sikur mos të mjaftonte kjo prej ditësh flitet se Bora dhe Donaldi kanë qenë bashkë në Vjenë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al