Aktorja e njohur, Monika Belluçi, së fundmi ka realizuar një set fotografik me të cilin ka impresionuar ndjekësit e saj.
Edhe pse në të 60-at, pamja e saj mbetet e re, e bukur dhe e freskët, karakterstika të cilat shpesh ja vënë në dukje edhe fansat.
Në një intervistë të fundit për Paris Match, aktorja e njohur tha: “Puna ime është aktrimi, trupi im është mjeti i punës sime. Megjithatë, trupi im ka ndryshuar dhe domosdoshmërisht tregon histori të ndryshme nga njëzet apo tridhjetë vjet më parë”.
Ndër të tjera Belluçi shtoi ; Ne nuk mund të luftojmë kundër kohës përgjithmonë. Në një moment duhet të bëjmë një armëpushim. Por për sa kohë që zgjoheni me shëndet të mirë, plakja bëhet një hir që ju ofron jeta. Ju keni mundësinë të shihni fëmijët tuaj të rriten, dhe të jeni pranë tyre”.
View this post on Instagram
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al