19 Mars, 2022

Monika ‘doli thatë’ nga Big Brother, por ja planet e aktores për biznes


Monika Lubonja që pas daljes nga Big Brother është ndër banoret që më së shumti ka folur për marrëdhëniet jashtë dhe brenda lojës.

Duke mos kursyer edhe të flasë për miqësitë e prishura, Monika Lubonja mund të themi që ishte ndër të vetmet që doli nga loja pa përfituar thuajse asgjë. E ndërsa e ka shprehur pakënaqësinë që brenda në shtëpi, teksa asaj iu dhuruan veshje, ndërsa të tjerëve projekte në televizione, aktorja jashtë duket se i ka marrë vetë në dorë gjërat, duke mos pritur më asgjë nga “Big Brother.”

Kohët e fundit, duke shijuar famën ajo është shndërruar në modele për disa marka të ndryshme në kryeqytet. Në rrjetet sociale Monikën e kemi parë të reklamojë marka të ndryshme. Por duket se shumë shpejt, aktorja do të vijë edhe me biznes. Krahas projekteve të saj, që tashmë janë shtuar, miqtë e afërt flasin se ajo do të provojë veten edhe në biznes.

Ish-banorja e Big Brother është në bisedime me disa kompani, duke bashkëpunuar për ardhur edhe ajo me linjën e saj.

Kujtojmë se në kohën kur ishte pjesë e Big Brother, ajo shprehej se ëndrra më e madhe ishte që të ndërtonte një teatër. Me daljen jashtë dhe përballjen me famën që ky format i dha, Monika, ndryshe nga banorët e tjerë, ka nisur e vetme rrugën e projekteve, që ishte angazhuar edhe më herët, por tashmë do ta ketë edhe më të lehtë për të mbledhur fonde si imazh i dashur. Ndërkohë në ndihmë të saj ka ardhur edhe e bija, Tea.

Vajza e aktores ka braktisur për pak kohë Gjermaninë, për të ndihmuar të ëmën në nisjen e biznesit, që do të ketë lidhje me veshjet. Si Tea dhe Monika kanë publikuar video së bashku në rrjetet sociale, por duke zgjedhur të mos zbulojnë detaji nga projekti që pritet të vijë së shpejti.

Kujtojmë se edhe Beniada pas projekteve në televizion do të vijojë edhe me biznes të sajin. Thuajse të gjithë banorët që spikatën nga Big Brother, kanë shfrytëzuar famën që ky format i dha. E ndërsa disa po merren me këngë të reja, të tjerët po i shfrytëzojnë për mundësinë e bizneseve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al