7 Shtator, 2017

Monika Kryemadhi i drejtohet Fevziut: Më bëre të dalloj ndryshimin e madh tek vetja


E ftuar në transmetimin maratonë të “Opinionit” është edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Pasi e ka mirëpritur në studio Blendi Fevziu ka shfaqur në ekran disa pamje filmike dhe një përmbledhje nga Opinion ndër vite për Kryemadhin. Ajo është shprehur se këto pamje e kanë bërë të dalloj ndryshimin e madh tek vetja.

Me siguri kryetarja e LSI e ka fjalën si për ndryshime racionale, siç është fakti që tanimë është ajo e cila qëndron në krye të LSI, por edhe për ndryshime fizike, ku pamja e jashtme e Monikës ka ndryshim të dukshëm nga dikur dhe tani ajo duket më në formë se kurrë.

E pyetur nga Blendi Fevziu se për çfarë do ta kritikonte  tek ai kur është përball bashkëshortit të saj Ilir Meta në intervistë, Kryemadhi është shprehur se kur sheh Opinionin me Meten thotë:  “Është shumë i poshtër. Si nuk ndryshoi njëherë ky njeri”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al